Mustafa rizgjidhet në krye të LDK 
 Basha: Rikonfirmimi akt besimi

Mustafa rizgjidhet në krye të LDK <br /> Basha: Rikonfirmimi akt besimi
Lulzim Basha uroi sot Isa Mustafën për rizgjedhjen e tij në krye të LDK­-së. Basha e konsideroi rizgjedhjen e Mustafës si akt besimi.

Urimet më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rikonfirmimi i lidershipit tuaj është një akt besimi për përballimin me sukses të sfidave të drejtimit të LDK dhe një shtysë e fuqishme për përgjegjësitë e mëdha që ka LDK dhe ju si kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës për të sotmen dhe të nesërmen e qytetarëve të saj.

Shpreh bindjen se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet historike mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të forcohen edhe më tej në shërbim të interesave më të larta kombëtare dhe mirëqenies së qytetarëve tanë
.”­ shkruan Basha në mesazhin e tij të urimit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve