Mustafa: S'ka marrëveshje me 
serbët Vuçiç: Bisedimet të vështira

Mustafa: S'ka marrëveshje me <br />serbët Vuçiç: Bisedimet të vështira
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçici, në pauzën e dialogut Beograd – Prishtinë me ndërmjetësim të BE-së ka thënë po bisedohet rreth heqjes së pengesës për frenimin e krijimit të Asociacionit të Komunave serbe. 

Sipas tij është e rëndësishme që të niset me hartimin e statutit dhe me të gjitha ato që duhet për t’u krijuar Asociacioni i Komunave serbe.

Vuçiç u shpreh se bisedimet janë shumë të vështira dhe se duhet marrë një vendim, cili do qoftë ai sepse kjo do të thotë që procesi ka lëvizur. Ai ka shtuar se formimi i AKS-së është një temë e rëndësishme, por ka theksuar se delegacioni i Beogradit do të luftojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në gjithë territorin e Serbisë, pra edhe në Kosovë.

Mustafa: Nuk kemi marrëveshje me palën serbe, Asociacioni në pajtim me vendimin e Gjykatës
Ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete, por siç raporton RTK, ai ka thënë se puna drejt përpilimit të statutit të Asociacionit do të zhvillohet duke pasur parasyshë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Mustafa nuk ka qenë konkret në lidhje me atë se kur do të fillojë të hartohet statuti i Asociacionit. 

Dialogu i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, nisi raundin e 30-të të bisedimeve këtë pasdite, me pjesëmarrjen e dy kryeministrave, Aleksandar Vuçiç dhe Isa Mustafa, në zyrën e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

Takimi i parë i këtij viti vijoi traditën e bisedave bilateraleve të veçanta të përfaqësueses së BE-së, fillimisht me delegacionin e Prishtinës dhe më pas atë serb, përpara dialogut të përbashkët. Palët parashikohet të bisedojnë, kryesisht, për nevojat respektive të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani. 

Gjatë 2015-s pati vetëm 6 raunde të tilla dialogu, i cili kushtëzon avancimin e secilit vend në proceset drejt BE-së. Tryezës së dialogut në Bruksel i parapriu vizita e anëtarëve të komisionit parlamentar të integrimit në Kuvendin e Kosovës. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin