Mustafa sërish thirrje opozitës:
Demarkacioni mban peng vizat
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin është e drejtë dhe duhet ratifikuar. Këto komente ai i ka bërë në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin është e drejtë dhe duhet ratifikuar. Këto komente ai i ka bërë në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.
Kryeministri Mustafa ka thënë se, do t’i bëjnë përgatitjet për Demarkacionin dhe do ta përcjellin në Kuvend.
“
Do ti bëjmë përgatitjet, do ta përcjellim në Kuvend. Kam kërkuar po ashtu në Maltë që të rishqyrtohet edhe një herë ky kriter, sepse është një kriter i tepërt për Kosovën. Shpresoj të gjendet një alternativë që kriteri të modifikohet në mënyrë që të mos aplikohet si kusht strik që do duhej ta plotësojmë dhe pastaj të marrim të drejtën e liberalizimit, por që ai të jetë kusht që për një periudhë kohore ne ta plotësojmë atë se do të na tërhiqet liberalizimi. Shpresoj që edhe ky propozim të trajtohet në institucionet e Bashkimit Evropian, por sot nuk mund të premtoj se çfarë përgjigje do të kemi sepse varet prej tyre, por ne duhet ta bëjmë punën ton sepse sido që të jetë ne duhet ta ratifikojmë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu, kreu i Qeverisë deklaroi se, në qoftë se Demarkacioni nuk ratifikohet tani, BE-ja nuk do ta këtë Kosovën në agjendë edhe për një kohë të gjatë.
“Unë pra qëndroj në atë se kjo Marrëveshje është e drejtë, se nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare, se flitet më tepër për objektiva politike dhe kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat më tutje nuk mund ti vazhdojmë për arsye se po i mbajnë peng qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të mundohemi që bashkarish të krijojmë një ambient në Kuvend që do ta votojmë dhe do ta kemi liberalizimin e vizave”, ka thënë Mustafa duke shtuar se në qoftë se kjo çështje do të shtyhej atëherë do ta marrin përgjegjësinë ata që e pengojnë liberalizimin sepse do të kaloj kohë e gjatë që edhe një herë Kosova të kthehet në agjendën e BE-së për këtë çështje”, deklaroi Mustafa.
Përsa i përket Asociacionit, Mustafa ka thënë se, do ta diskutojnë këtë çështje, duke shtuar se janë të gatshëm ta fillojnë me hartimin por, në bazë të Gjykatës Kushtetuese.
“
Ne do të ulemi me Listën dhe përfaqësuesit e BE-së, OSBE-së, Ambasadës Amerikane dhe do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me statusin e hartimit të Asociacionit mirëpo, duke respektuar në tersi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces i cili konsiderojmë se nuk do ta shikojmë si proces të shkurt sepse do të zgjatë, kurse ne jemi të gatshëm që çdo moment ta fillojmë këtë proces, por gjithmonë të ruajmë aspektin kushtetues në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15