Në takim u bisedua për bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së, Misionit në Kosovë.
Kryeministri i Mustafa vlerësoi punën e deritashme të Misionit të OSBE-së në Kosovë në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend. Ai theksoi nevojën e ndihmës së OSBE-së në procesin e reformës zgjedhore, por edhe për përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje, njoftoi Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë.
Ambasadori Schlumberger, duke e uruar për postin e ri, e siguroi kryeministrin Mustafa se OSBE do të jetë e hapur dhe bashkëpunimi do të jetë shumë i ngushtë. Në takim është biseduar për çështje që dalin nga dialogu, për drejtësinë, reformat në procesin zgjedhor, aspekte të rëndësishme këto që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Kosovë, thuhet në njoftim./Kosovapress/