/ATSH/.- Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre.
Në një publikim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa thotë se 'Serbia duhet të japë përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë. Ata që bënë krime duhet të dalin para drejtësisë".
"Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve", shkruan Mustafa në Facebook./KosovaPress/
/Shqiptarja.com