Pak ditë para ditës së Pavarësisë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët të demonstrojnë pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike.
“Askush, as vendimet arbitrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”, u shpreh Mustafa.
“Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit”, shkruan më tej kryeministri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com