Mustafa takon Biden: SHBA do
të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Mustafa takon Biden: SHBA do<br />të vazhdojë të përkrahë Kosovën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Zëvendëspresidenti Biden e ka uruar kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke konfirmuar përkrahjen e mëtejeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Gjatë bisedës, zëvendëspresidenti Joseph Biden po ashtu e ftoi kryeministrin Mustafa që ta vizitoi atë në Shtëpinë e Bardhë, në një të ardhme të afërt.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi zëvendëspresidentin Joseph Biden, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot