PRISHTINE, 2 Shkurt/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, do të jetë në interpelancë ditën e enjte e jo të martën siç kishte kërkuar opozita.
Mbajtja e interpelancës për të enjten ka ardhur pas kërkesës së Isa Mustafës e cila është bërë e ditur në kryesi përmes shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Ndryshe kërkesa për interpelancë kryeministrit ishte kërkuar nga grupi parlamentar i AAK-së, të cilët kërkojnë nga kryeministri përgjegjësinë e ministrit Aleksandër Jabllanoviq për deklaratat e tij publike./KosovaPress/ /a.g/











