Mustafa-Thaçit: Prishtina kapitull
i mbyllur, kemi orientim ekonomik

Mustafa-Thaçit: Prishtina kapitull<br />i mbyllur, kemi orientim ekonomik
PRISHTINE - Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Thaçi se “Mustafa e ka humbur Prishtinën, prandaj s’mund ta synoj Kosovën”, ku ka thënë se Prishtina është kapitull i mbyllur dhe se LDK ka plan të qartë ekonomik.

Ai ka këshilluar kryeministrin Thaçi “që mos i shtrojë çështjet në mënyrën se si po i shtron."

“As unë as kryeministri nuk mund t’i shtrojmë çështjet kështu. Prishtinën e konsideroj kapitull të mbyllur, kemi orientim të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar investimet e qeverisë aktuale, duke thënë se ka pasur investime kryesisht infrastrukturore, të cilat kanë përjashtuar firmat vendore.

“Ne do të ndryshojmë strukturën e investimeve. Investimet deri tani i kemi pasur kryesisht në infrastrukturë, prej të cilave për fat të keq nuk kanë përfituar firmat vendore por ato të jashtme. Ne mendojmë të bëjmë strukturimin e investimeve kapitale, të cilat do të nxisin drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik”, ka thënë Mustafa.

Ndër të tjera kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se duhen gjetur mënyra të ndryshme që Televizioni Publik, mos të financohet nga buxheti i shtetit, por sipas tij duhet të jetë tërësisht i pavarur.

“Ne duhet të marrim modele të ndryshme nga Zvicra dhe Austria. Duhet të krijojmë një pavarësi të plotë financiare që mos të varet më nga qeveria. Nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse nuk është i pavarur”, ka thënë Mustafa./Kosovapress/

Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike