Mustafa: Ushtria e Kosovës do
të jetë forcë model për NATO-n

Mustafa: Ushtria e Kosovës do<br />të jetë forcë model për NATO-n
Ushtria e Kosovës do të jetë forcë model e standardeve të NATO-s, tha sot kryeministri Isa Mustafa, në manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, të rënë për lirinë dhe pavarësinë.

“Edhe sot shprehim mirënjohjen më të thellë për përkrahjen e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s, që në ditët më të vështira na dolën krah dhe së bashku me ne vulosën lirinë e Kosovës”, u shpreh ai

Kryeministri Mustafa tha se “17 vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe familjarëve të tij e gjenë Kosovën me shumë rritje. “Republika e Kosovës është njohur nga 108 shtete anëekënd globit, ka vendosur marrëdhëne të ngushta me shumë vende të botës, duke mundësuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe duke shënuar rezultate të prekshme në shumë fusha”, tha Mustafa.

Ai vlerësoi se transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe të kësaj në Forcat e Sigurisë së Kosovës është vetëm një nga rrëfimet e shumta të suksesesit të Kosovës për liri, pavarësi, të Kosovës sovrane dhe demokratike.

“Procesi i avancimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë forcë moderne ushtarake, e pajisur me të gjitha cilësitë e nevojshme të një ushtrie të aftë për të siguruar stabilitet e paqe dhe për të marrë pjesë në misione humanitare dhe paqësore, me synim që të ketë vendin e vet në NATO”, theksoi kryeministri Mustafa.

Ai siguroi se “ushtria e ardhshme e Kosovës do të jetë një forcë model, një institucion pasqyrë e Kosovës reale me gjithë koloritin e saj etnik e gjuhësor. Kjo ushtri do të krijohet sipas standardeve ushtarake profesionale të NATO-s dhe do të jetë faktor shumë i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin”.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023