PRISHTINË, 22 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Vendimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma është "ta çojnë deri në fund projektin e përbashkët të tyre për ndryshime në qeverisjen e këtij vendi", shprehet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
"Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e shoh as si djegie e as si fitore të njërës apo tjetrës palë, por dua të theksoj se Kuvendi vendos në mënyrë demokratike me votat e mbi gjysmës së deputetëve, prandaj do të fitojë ai që siguron këto vota edhe kësaj radhe", shkruan Mustafa në Facebook.
"Dje ishim dëshmitarë të një prezantimi brilant të zonjës Vjosa Osmani në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese. Ishin argumente shumë të qarta dhe të bazuara kushtetuese me dokumentim, që u prezantuan nga Vjosa", shprehet Mustafa.
"Unë shpreh mirënjohjen për këtë punë të madhe dhe të përkushtuar. Vendimi është i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i zonjës Osmani", ka shkruar Mustafa. /m.m/
/Shqiptarja.com