Kushti që Kosova duhet të përmbushë për të përfituar liberalizimin e vizave, është marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. Ndonëse ende nuk ka një datë se kur do të firmoset kjo marrëveshje, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Prishtina zyrtare do të veprojë sipas kërkesave të BE. “Qeveria e Kosovës, do të veproj në përputhje me kërkesat e BE-së”, ka thënë kryeministri Mustafa, gjatë një vizite në fabrikën “KosovaTex”, kur është pyetur nëse marrëveshja do të miratohet në Kuvend para periudhës së pushimit.
Në anën tjetër, analistë, vazhdojnë të shprehen kundër demarkacionit me Malin e Zi në formën aktuale, duke përkrahur opsionin që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.
Fati i dekretimit të marrëveshjes për kufirin, është lidhur edhe me vizitën e ndihmës sekretares amerikane, Victoria Nuland, që do të qëndrojë në Kosovë këtë të diel.
Ratifikimi i marrëveshjes së 25 gushtit të vitit 2015 me Malin e Zi, është një prej dy kritereve të mbetura për liberalizim, bashkë me progresin në regjistrin e dënimeve për krim të organizuar dhe korrupsion në nivel të lartë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com