TIRANE- Pavarësisht se ka të paktën katër vjet që nuk aktivizohet në forumet drejtuese, për Partinë Demokratike Besnik Mustafaj vazhdon të jetë aktiv, e madje të drejtojë edhe një sekretariat të tërë.

Një fakt i tillë, vihet re në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku në pozicionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë figuron ende ish-deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj.

Që prej vitit 2009, Mustafaj u largua nga pjesëmarrja aktive në Partinë Demokratike, vendim ky i cili erdhi pas dorëheqjes nga posti i kryediplomatit shqiptar, më 24 prill të vitit 2007.

Që prej asaj kohe u publikua dhe ndarja përfundimtare me kryeministrin Berisha, ndërkohë që në informacionin zyrtar që gjendet në faqen online të PD-së, Besnik Mustafaj, mban ende postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)