TIRANË - Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, njëkohësisht anëtar i PD, ka komentuar me kritika vendimin e kryesisë së PD për të përjashtuar Aleksandër Biberaj nga gara. Ai ka theksuar se Berisha shkeli edhe një herë statutin e partisë.
"Kryesia e Partisë Demokratike bëri sot një gabim të panevojshëm, duke përjashtuar Biberajn nga gara. Berisha shkeli edhe një herë statutin e partisë", thekson Mustafaj.
Ai ka vërejtur me kritika edhe qëndrimin e të tjerëve: "Të tjerët rreth e rrotull treguan edhe një herë përulësinë e tyre të padobishme duke e miratuar. Të paktën dy kandidatët kryesorë; Basha dhe Olldashi duhet t'i kishin thënë jo. Askush nuk duhej të ishte më i interesuar se vetë ata të dy, që kjo garë të fillonte me një standard të mirë".
Pasi vë re këtë gabim, Mustafaj parashikon edhe të ardhmen e këtyre liderëve të mundshëm në PD. "E humbën këtë rast, për të na treguar në radhë të parë ne demokratëve, që do të votojmë, por edhe të gjithë shqiptarëve, se do të jenë nesër kryetarë me zërin e tyre".
"Qysh sot bie edhe shpresa se do të kemi një fillim të ri. Do të kemi thjesht një fushatë të vazhdimësisë dhe mbetet të shihet në zgjedhjet e ardhshme, ato vendoret e vitit 2015, sa do të na duan shqiptarët", paralajmëroi Mustafaj.
Në fund ai ka ngushëlluar edhe kandidatin e përjashtuar Biberaj me fjalët: "Në këto rrethana, Biberaj personalisht, sigurisht që nuk ka nevojë për ngushëllim".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com