Mustafi kritikon Shqipërinë: S’duhet
të rrëmbejë talente, por t'i formojë

Mustafi kritikon Shqipërinë: S’duhet<br />të rrëmbejë talente, por t'i formojë
Mbrojtësi me origjinë shqiptare që u shpall kampion bote me Gjermaninë, Shkodran Mustafi nuk heziton që të kritikojë Shqipërinë për mënyrën sesi kërkon që të arrijë suksesin. Mustafi që aktualisht luan me Valencian në kampionatin spanjoll të futbollit shprehet se zgjedhja në nivel kombëtar nuk ka qenë shumë e vështirë për të, pasi është lindur dhe rritur në Gjermani.

 “Familja ime është shqiptare, por unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam luajtur në të gjitha skuadrat e moshave të Gjermanisë, që nga U-15 deri tek U-21. E dashuroj Gjermaninë pasi më ka bërë atë që jam sot. Për mua nuk ishte e vështirë zgjedhja. Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të vetëm sepse kanë origjinë shqiptare. Kur një futbollist bëhet i mirë, kërkohet nga të gjithë” deklaroi Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi realizoi një paraqitje të mirë në Botërorin e Brazilit, teksa ishte me shumë fat, pasi u bë pjesë e kombëtares gjermane në mungesë të Rojs që u dëmtua.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)