Muxhahedinët ankohen te drejtori
për kushtet e vështira të qelisë
Nëntë personat e arrestuar për rekrutimin e personave në luftën xhihadiste siriane, i janë drejtuar me një kërkesë drejtorisë së Burgut 313, ku kërkojnë zhvendosjen e tyre në një qeli më të përshtatshme.
TIRANE - Nëntë personat e arrestuar për rekrutimin e personave në luftën xhihadiste siriane, i janë drejtuar me një kërkesë drejtorisë së Burgut 313, ku kërkojnë zhvendosjen e tyre në një qeli më të përshtatshme.
Ankesa është bërë disa ditë më parë, duke marrë shkak nga kushtet e vështira të qëndrimit, për arsye të hapësirës së vogël që ka qelia ku janë mbyllur 9 muxhahedinët e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nëntë të arrestuarit janë mbyllur në të njëjtën qeli, por për arsye të hapësirës së vogël, kërkojnë transferimin në një qeli më të madhe.
Në kërkesën e tyre 9 të arrestuarit, ankohen për vështirësitë e qëndrimit dhe predikimit të besimit të tyre në qeli. Brenda në qeli ndodhen të arrestuarit Genci Balla, Bujar Hysa, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Fadil Muslimani, Astrit Tola, Oltion Reçi, dhe Gentian Pashja. Ky i fundit është arrestuar pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, teksa po kthehej nga Turqia. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, përfundimi i afatit të qëndrimit në Turqi, bëri që Pashja të kthehej në Shqipëri.
Sapo ka zbritur në Tiranë, Pashja është arrestuar nga forcat e policisë së Tiranës, ndërkohë që shumë shpejt ai është transportuar në ambjentet e burgut 313, duke ju bashkuar 8 personave të tjerë të arrestuar disa ditë pakra tij. Lidhur me këtë çështje në kërkim ndërkombëtar janë dhe disa persona të tjerë të cilët mendohet se janë pjesë e luftimeve në Siri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22