Muxhahedinët - Berishës: Jo azil
për vetëm 210 vetë, jemi 3000

TIRANE - Muxhahedinët iranianë kanë kushtëzuar ofertën e qeverisë Berisha për strehimin e tyre në tokën shqiptare.

Një ditë pas ofertës së qeverisë shqiptare për strehim të 210 muxhahedinëve iranianë nga Iraku, sot janë vetë këta të fundit të cilët e hedhin poshtë, me argumentin se janë mbi 3 mijë vetë dhe se Tirana zyrtare duhet të rrisë numrin e azilantëve.

Në një intervistë dhënë për mediat e huaja, Shahin Gobadi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit tha se i kanë thënë Tiranës se i mbulojnë vetë shpenzimet e zhvendosjes së tyre, vetëm se duhet të jetë qeveria shqiptare ajo që të rrisë numrin e pranimit të tyre.

"E vlerësojmë ndihmën e qeverisë së Tiranës", tha Shahin Gobadi, për “The Associated Press”, në një intervistë të realizuar me telefon dhe e-mail. Por, thekson ai, muxhahedinët nuk mund ta pranojnë ofertën vetëm për një pjesë të tyre.

Organizata Mojahedin-e-Khalq (MEK) thekson se në kampin Ashraf në Irak “jemi në rrezik, duhet të ikim të gjithë”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së