TIRANE - Një ditë pas mbërritjes së 14 muxhahedinëve të parë në Shqipëri, ndërsa pritet që të mbërrijë dhe pjesa tjetër brenda muajit maj, reagimi i parë erdhi nga Irani. Një anëtar i bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën zyrtare në lidhje me pasojat negative, që mund të vijnë nga prezenca e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq (MKO).
Megjithëse lajmi i deklaratave nga Irani mori dhenë, Tirana zyrtare nuk pati asnjë koment apo reagim ndaj deklaratave të Seyed. Të paktën, për të mbrojtur vendimin e Këshillit të Ministrave për dhënien e azilit ndaj 210 muxhahedinëve. Të pyetura në lidhje me ndonjë koment apo reagim zyrtar të mundshëm, dy ministritë shqiptare, Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme, ia kanë kaluar përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Burime nga mininistria e Jashtme dhe ministria e Brendshme nuk deklarojnë asgjë.
14 muxhahedinët e parë mbërritën pak ditë më parë nga kampi "Ashraf" i Irakut, për t’u strehuar në Qendrën e Azilkërkuesve në Tiranë. Ata janë 10 meshkuj dhe 4 femra, të cilët nga qeveria shqiptare do të trajtohen si azikërkërkues dhe një përfaqësues i organizatës së Kombeve të Bashkuara do të përfundojnë procedurat ligjore.
Lajmi për mbërritjen e 14 muxhahedinëve në Shqipëri fillimisht u bë publik në faqen zyrtare të OKB-së dhe vetëm mbrëmjen e 16 majit, Ministria e Brendshme konfirmoi mbërritjen e tyre në Shqipëri. Ndërsa burime të tjera nga Ministria e Brendshme pohuan dje, se "pjesa tjetër e muxhaedinëve, që ndodhen në kampin "Ashraf" në Irak, do të mbërrijnë brenda muajit maj".
Më 16 mars, qeveria vendosi të pranojë kërkesën për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve. Vendimi i qeverisë shqiptare është përshëndetur nga shumë vende të botës, ku Departamenti Amerikan i Shtetit, ka falënderuar qeverinë shqiptare për kërkesën e dhënies së azilit të 210 personave muxhahedinë.
Gjithashtu, vendimi i 16 marsit është përshëndetur edhe nga drejtuesi i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Madje ky i fundit, e quajti vendimin e qeverisë shqiptare, si një veprim që duhet të merret shembull edhe nga vendet e tjera të OKB-së.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.9%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28