Punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar janë drejt përfundimit, lajmëron ministri i Turizmit, Blendi Gjonxhja.
Videoja e postuar nga Gonxhja tregon pamjen e restauruar e godinës pas përfundimit të ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave mbrojtëse, , ndërsa puna vazhdon për përfundimin e plotë të fazës së parë të implementimit të ndërhyrjeve strukturore.
Ky projekt vjen në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Komente











