Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti

Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti

Muzeu Historik Kombetar

Tirane- Në 6 mars Muzeu Historik, më i rëndësishmi në rang kombëtar njoftoi mbylljen e tij, prej 15 marsit (2024),për shkak të zbatimit të projektit që mundëson "Restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin" e objektit Monument Kulture i kategorisë së Dytë.

Ajo që shkaktoi debate dhe habi në opinionin publik, si fakt që përmendej për herë të parë ishte kohëzgjatja e punimeve, plot 4 vjet (sipas njoftimit rihapet në 15 mars të vitit 2028), një vit më shumë se ç'mori edhe vetë ndërtimi i tij në '81-shin (shtator '78 - tetor '81).

Ndërhyrjet në Muzeun Historik ishin bërë të ditura si pjesë e 24 objekteve të rëndësishme trashëgimisë sonë kulturore që do të mbështeteshin nga UNOPS dhe BE përmes programit Eu4 Culture në një fond prej 40 milionë eurosh.
 

Foto: UNOPS njofton për financimin me 40 mln euro të 24 siteve të rëndësishme vendase të dëmtuara nga tërmeti

Në këtë rrjedhë është vetë UNOPS që në 5 janar të këtij viti ka çelur tenderin për "Restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin" e objektit.

Ndërkohë që kjo garë është mbyllur në 31 janar, në programin EU4 Culture, që mundësoi edhe restaurimin e mozaikut në fasadë të Muzeut është çelur në 21 shkurt tenderi që do të mundësojë "Mbikëqyrjen e ndërhyrjeve në Muzeun Historik", ku aplikimet mbyllen në 14 mars. Një ditë para se Muzeu  të mbyllë dyert. 

 

Foto:  Tenderi që çeli UNOPS për "Restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin" e MHK

Po ashtu sa i përket financimit të Qeverisë sonë, referuar listës së Parashikimit të Investimeve Publike me Financim të Brendshëm për vitet 2024-2026, për Muzeun Historik janë parashikuar të investohen gjatë kësaj periudhe 606 093 000 lekë (121 219 000 lekë vetëm për këtë vit).
 

Foto: Buxheti për MHK në listën e  Parashikimit të Investimeve Publike me Financim të Brendshëm për 2024-2026

Ministria kërkon një drejtor për Muzeun

Ndyrshimet e tjera sa i përket Muzeut Historik Kombëtar lidhen me mungësën e një drejtuesi të institucionit. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka rihapur garën për Drejtor përmes vendimi nr.01 (datë 06.03.2024 të KKM), që përkon me kohën e njoftimit të mbylljes së Muzeut. Post që më herët e mbante, si drejtore e komanduar Entela Çipa, që menaxhon gjithashtu Galerinë Kombëtare të Arteve, po në rikonstruksion prej dy vitesh. Po në objektin më të rëndësishëm muzeal në vend është ruajtur dhe mirëmbajtur dhe Fondi i GKA-së. 

Foto: Muzeu mbyllet, MEKI hap garën për Drejtor

Kohëzgjatja me një afat 4-vjeçar e  punimeve në Muze përkthehet edhe në humbje monetare, nisur nga fakti se është një nga institucionet e trashëgimisë referencë për turistët. Kështu sipas raportimeve të bëra nga ish- Ministria e Kulturës vizitorët e MHK-s për 2023-shin arritën në 99 796 persona.

Rehabilimi i Muzeut

Ndërhyrjet e propozuara dhe që synohen të zbatohen për rehabilitimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, në lidhje me Projektin “EU4Culture” janë:

- Projektimi (Stabilizim strukturor të strukturës së parafabrikuar të betonit; Riparimi të sipërfaqeve të brendshme; Riparimi të  plotë  të ekpozitorëve dhe përmirësim të  ekspozitave të përhershme dhe të përkohshme duke përfshirë standardin bashkëkohor të ekspozitorëve, ndriçimin, kontrollin e qarkullimit të ajrit/lagështisë; Përmirësim i njësisë administruese të muzeut; Menaxhim i riskut nga fatkeqësitë; Programi dhe planet e mirëmbajtjes)

-Infrastruktura (Përmirësim i instalimeve elektrike dhe ndriçimit; Përmirësim i Mmbikëqyrjes dhe sistemit të sigurisë; Përmirësim i sistemit të ngrohjes dhe ajrimit;Përmirësimi i shërbimeve të vizitorëve dhe objekteve të magazinimit dhe konservimit të muzeut; Sistem audio dhe dixhital për qëllime interpretimi dhe për një shfrytëzim të plotë të sallave për edukim, seminare dhe takime; Shëndeti dhe siguria, evakuimi në raste emergjencash, alarmet dhe mbrojtja nga zjarri)

- Konsultimet dhe projektimi (Krijimi i përmbajtjes për interpretim dixhital; Interpretimi përmes prekjes dhe krijimi i përgjithshëm i aksesit universal; Identifikimi, angazhimi dhe mbështetja e artistëve vendas për ngjarje që kanë të bëjnë me riinterpretimin e shprehjeve të artit, sistemeve dhe pikëpamjeve politike me synimin për të konceptuar ekspozita të përkohshme; Brendimi dhe identiteti vizual)

-Menaxhimi dhe plani i biznesit (Projektimi i strukturës për menaxhimin e vizitorëve dhe funksionet për angazhimin lokal; Funksione shtesë, kafene; librari; dyqan suvenirësh; Projektimi i aspekteve të ngjarjeve dhe aktiviteteve për të gjitha moshat dhe grupet e interesit; Krijimi i një modeli ekonomik të të ardhurave)

Prezantimi i bërë në vitin 2023

Foto: Nga prezantimi i konceptit të projektit për MHK gjatë dhjetorit të vitit 2023

Në pritje të transparencës së kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, po i referohemi të dhënave të ish-Ministrisë së Kulturës për projektin e Muzeut.

Në fundvitin që lamë pas, prezantimi i ndëryrjeve për restaurimin dhe rimuzealizimin e Muzeun Historik u bë me praninë e ish-ministres së Kulturës, Elva Margaritit dhe ambasadorit të  Bashkimit Europian në SHqipëri, Silvio Gonzatos. Në atë rast u sqarua se punimet do të bëheshin me mbështetje nga buxheti vjetor ndërsa qeveria japoneze do të suportonte digjitalizimin e Muzeut.

Gjatë këtij takimi u prezantua një projekt-koncept muzeal për Muzeun nga  studio “Casanova + Hernandez architects”, me përfaqësyes Jesus Hernandes, ndërsa ndërhyrjet restauruese e përforcuese të godinës u shpjeguan nga arkitekti Gent Agolli nga studio “I RI” .

Në shpjegimin që u bë për projektin e ri, u nënvizua fakti se përmes tij do të rrëfehej identiteti kombëtar përmes tre shtyllave kryesore: arkeologji, etnografi dhe gjuhë, si dhe 12 ekspozitave që ndjekin “gjurmët e historisë”. 

Muzeu fshin njoftimin

Ndërkaq Muzeu Historik ka fshirë nga mediet sociale, pa dhënë detaje të mëtejshme, njoftimin e pak ditëve më parë për mbylljen e institucionit për një periudhë 4-vjeçare. Nuk ka të dhëna as për vendin se ku do të bëhet transferimi i objekteve të Muzeut përfshirë edhe Fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve.  Lajmi vendosi në vështirësi edhe agjencitë turistike që janë të lidhura edhe përmes paketave, për të orientuar turistët që të përfshijnë në vizita site dhe objekte të ndryshme të trashëgimisë sonë.  

Foto: Njoftimi i fshire që Muzeu publikoi për të lajmëruar mbylljen për 4 vjet të institucionit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 10/03/2024 11:11

    Muzeu duhet riprojektuar, ashtu si edhe ish banka apo objekte të tjera si ajo mes sheshit italia dhe air albania. Edhe universiteti i tiranës duhet prishur e zhvendosur. Objektet nuk përputhen me arkitekturën dhe ambjentin që po krijohet.

    Përgjigju
    • Besi: 10/03/2024 13:25

      Lul fli edhe pak ose shko afer Kullurit te shihni ndonje enderr me te bukur

  • Ta rras lala: 10/03/2024 08:54

    Mortja qe nuk ju ha si te mbyllesh per 4 vjet muzeun kombetar qe eshte pasaporta e kombit.

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 10/03/2024 07:03

    Komunistët nuk e ndërtuan muzeumin? Tritolin dhe mbaroi puna. Katër vjet për të lidhur telat kur tre u deshën për ta ndërtuar nga themelet. Kuku nana e Zefit.

    Përgjigju
  • Iris: 10/03/2024 03:01

    Mund te behet nje mbyllje e pjesshme,por jo komplet per 4 vjet,sepse eshte marrezi!

    Përgjigju
  • MUZEO ONLINE: 10/03/2024 02:12

    Deri sa te hapet te krijohet nje program “ONLINE NATIONAL MUSEUM TIRANA” ku secila salle dhe vepra te aksesohen online “njejte si konter-strike” pra me klik dhe kalim dhome me dhome dhe salle me salle dhe me syze inteligjente per turist te huaj bashke me shpjegim (virtual guide ) ne 7 gjuhe , English German Italian French dhe dy gjuhe aziatike pra do ishte super kjo metode per 4 vite te ardhshme me vizual online museum duke simuluar viziten por virtualisht provizore per 4 vitet deri kur te mbyllet projekti (dihet qe shpesh thuhet 4 vite por zgjat edhe 5-6) ndaj duhet nje zgjidhje si kjo

    Përgjigju
    • Besi: 10/03/2024 07:44

      kjo ekziston per cdo turist dhe promovohet nga te gjitha agjensite turistike

  • Besi: 09/03/2024 23:16

    Unops eshte organizate serioze ne organizimin e seminareve takimeve dhe konferencave shkencore qe eshte garancia me e madhe per zbatimin e projektit japonez dhe rimuzealizimit te struktures monument i kategorise se dyte dhe si rrjedhoje edhe ne gjenerimin e te ardhurave nepermjet nje fondacioni kulturor shkencor per menaxhimin e tij

    Përgjigju
  • Kumbaro: 09/03/2024 23:08

    E bet lokal edhe muzeun.i fusni edhe ca qofte si ato tek sheshi edhe fiks si ne Shqipri.

    Përgjigju
  • Tino: 09/03/2024 23:02

    Rendesi ka ta mbushni me kafe e me restorante, mundesisht ti jepni dhe albana osmanit dhe nje restorant tjeter. mbyllen njekojesisht muzeu historik, galeria e arteve,teatri kombetar , teatri i kukullave cfar koincidence.... Nejse beni dhe nje kulle brenda muzeut se shkon shume, fundja shqipetaret pallate duan , per kulture dhe per histori kane 30 vite qe nuk kane me nevoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv