Muzeu i diktaturës,Rama fton
Berishën: Bëhu burrë e hajde!

Muzeu i diktaturës,Rama fton<br />Berishën: Bëhu burrë e hajde!
E ndërsa e ka akuzuar se po e bllokon reformën në drejtësi, pasi ka makth Vettingun, Rama e ka ftuar ish-kryeministrin Berisha ditën e shtunë në inaugurimin e muzeut të diktaturës.
 
Kryeministri ka sfiduar Berishën duke i thënë që të bëhet burrë dhe të vijë në inaugurimin e tij që të ballafaqohet me veprat e partisë komuniste.
 
Rama u shpreh se Berisha e ka marrë peng PD, pasi ka qenë sekretar servil dhe i djallëzuar i partisë komuniste.
 
Përsa i përket debatit për ligjin e dosjeve, Rama tha se refuzojmë të konsiderojmë një kandidaturë tuajën për atë proces, pasi PD nuk ka asnjë lidhje me atë shtresë dhe se është peng i asaj historie.

Berisha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit duke e akuzuar se ka adhurim për krimin e dobishëm, ndërsa sipas tij, PD ka mbështetur shtresën e ish-të përndjekurve me miliarda lekë privatizime, bursa studimi, etj.
 
"Rama është trashëgimtar i skulptorit xhelat, qëllimi i PD ka qenë më i fortë se i çdo force tjetër politike.
 
Rama ka adhurim për krimin e dobishëm, por do ja mbathë në qershor bashkë me shokët e tij nga pushteti
" tha Berisha, ndërsa nuk i është përgjigjur ftesës së Ramës per te vizituar muzeun.

Me kërkesë të deputetit të PD, Aldo Bumçi Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e komunizmit në Shqipëri.
 
Bumçi u shpreh se PD është e përjashtuar nga komisioni që do të hapë dosjet dhe kjo për arsye se qeveria synon që të kontrollojë nenin në ligjin për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë hetuar dhe gjykuar në sistemin komunist.
 
Deputeti i PD, deklaroi se përjashtimi i opozitës është i papranueshëm dhe si i tillë nuk do të njihet. 



Fjala e Ramës në Kuvend
Po lufton Vettingun, është makthi jot. Po kërkon që të shpëtosh nga Reforma në Drejtësi. Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr lulzimin si kamikaz.
 
Nuk fole asnjë fjalë për ligjin për hapjen e dosjeve. Ditën e shtunë të ftoj të vish ta vizitosh.
Në atë bunker janë edhe shenjat që ke lënë ti.

Ato gropat që ata hapën janë aty, pjesë e historisë. Je lulëkuqja e fundit e varur në mur.
 
Je persekutor i dikurshëm që na u ktheve në anti-komunist.
 
Bëhu burrë dhe hajde ballafaqohu me veprat e partisë tënde dhe hajde shiko se në cfarë ke marrë pjesë ti.
 
Sekretar servil dhe i djallëzuar i asaj kohe, dhe po të them se jam mahnitur nga fakti që jeni kaq të lodhur.
 
Nuk ke ngulur një gozhdë për viktimat e komunizmit në Shqipëri.
 
PD ka qenë e marrë peng nga makthi yt, si komunist, pasi i ke shërbyer asaj ideologjie dhe atij terrori.
 
Çohu këtu dhe provo të kundërtën. Këtu nëse ka një at të gjallë je ti, nuk ka asnjë tjetër.
 
Je më kompetenti për të folur për Byronë politike.
 
Refuzojmë të konsiderojmë një kandidaturë tuajën për atë proces, hapjen e dosjeve, pasi nuk keni asnjë lidhje me atë shtresë, pasi jeni peng i asaj historie, ndërkohë që për ne, cështja e tyre nuk është elektorale.
 
Nuk po i hapim dosjet për të marrë vota. 20 mln dollarë të persekuturave jo për të marrë votat, por pas viteve të qeverisjes suaj shumë prej tyre nuk kishin marrë asnjë këst.
 
Në qershor të vitit tjetër do të jeni këtu më pak, mbajeni mend këtë" tha ndër të tjera Rama në Kuvend. 


 
Seanca plenare nga kuvendi i Shqiperise
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete