Muzeu i gruas, një realitet ndryshe i Shkodrës

“Gruaja është themeli, që mban në këmbë një shtëpi. E aq ma shumë, kur shtëpia kthehet në një ekspozitë muze!”

….është një oborr Shkodre, i harruar ndoshta diku në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës, por tashma i mbushun plot me kujtime, dëshmi, sa të gëzueshme, por edhe hidhuna, është dëshmi e një realiteti të gruas shkodrane në veçanti, e asaj shqiptare në përgjithësi…….

Përmes elementeve artistike, dhe shumë dimensionale që identifikojnë një grua, ky muze tashmë pjesë e Shkodrës ngrihet në themelet e një shtëpie të vjetër, nxjerr në pah më së miri gruan ndër vite, gruan në stade të ndryshme, gruan që paragjykohet e pavarësisht kësaj qëndron e fortë dhe stoike.

“Temelet e nji shpije t’vjetër me pak oda, mbahen nga pesha e identitetit dhe gjurmës t’grues n’shoqni.”

Klaudiana është ajo që është kujdesur në projektimin e këtij muzeu, kësaj dëshmie nëpërmjet artit, i cili lidh njerëzit pavarësisht çdo dallimi a përkatësie; se si dhimbja dhe gëzimi janë bërë edhe për t'u ndarë me njëri-tjetrin, nëpërmjet artit.

Janë dëshmi reale të sjella për të përquar atë cfarë në dimë, atë cfarë ne kemi parë, atë cfarë është e prekshme.

Shkodra ka sot një tjetër muze, një muze ndoshta të gjallë, ashtu sic legjenda e qyteti, sepse Shkodra është grua, sepse Shkodra dëshmon, sepse Shkodra di të shkruajë histori!

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton