Në ujërat e ngrohta të bregdetit të Kankunit në Meksikë ndodhet një muzeum i hapur nën ujë me skulptura dhe vepra arti. Sfungjerët shumëngjyrëshe të ujit mbulojnë sipërfaqet ndërsa shtresat e gjalla të koraleve rriten mbi format e tyre. Ky është Muzeu Nën ujor i Artit, muzeu i parë nën ujorë i krijuar nga skulptori Britanik Jason Taylor. Qëllimi i tij ishte për të krijuar një ambient të veçantë dhe tërheqës për të pasqyruar njëkohësisht artin dhe botën e pasur nënujore.

Taylor e realizoi ekspozitën e tij me material çimentoje e cila tërheq koralet për t’u rritur mbi të dhe pasi i zhyti ata nën ujë, koralet tropikale u shumëfishuan duke krijuar një sipërfaqe të re shumëngjyrëshe mbi skulpturat. Në foton që duket rrethi i fëmijëve, statujat përfaqësojnë natyrën e fëmijëve për t’u përshtatur me çdo gjë të re, që sipas artistit Taylor tregon sesi të gjithë bashkohemi në një rreth marrëdhëniesh bashkëpunimi.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)