Ka mbërritur në brigjet e Sarandës Veliera e famshme nga Katari “Fateh Al Khair 4”, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar.
Saranda është ndalesa e parë në Shqipëri për Velierën, e cila ishte e disponueshme të vizitohet nga qytetarë të ndryshëm. Atyre ju shpërndanë edhe suvenire që simbolizojnë Botërorin e futbollit "Qatar 2022".
Për të mirëpritur këtë anije në sheshin e portit të Sarandës u organizua një ceremoni, ku të pranishëm ishin ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i qarkut Vlorë Alket Hyseni por edhe mjaft personaliteti të tjera.
Ardhjen e kësaj anije, Klosi e cilësoi si një mundësi e artë për të promovuar Sarandën.
"Ne duhet t'i bëjmë respektin e nevojshëm këtij aktiviteti, pasi është një mundësi e artë për të promovuar Sarandën dhe Shqipërinë dhe mundësitë fantastikë që kemi për të zhvilluar turizmin detar. Ne kemi arritur të kemi 1 milionë turistë të huaj vetëm në 20 ditë në Shqipëri. Ne flasim shumë për turizmin, hotelet, plazhet, por flasim shumë pak për turizmin detar. Duhet ta promovojmë detin pasi kemi një resurs kaq të madh", tha ministri Klosi.
Ndërsa deputeti Alket Hyseni u shpreh se ardhja e kësaj anije nuk është rastësore.
"Përzgjedhja e Sarandës nga kjo anije është jo rastësore. Saranda është vendi më i bukur. Është fakt pasi mbi 1 milionë turistë kanë ardhur në Sarandë. Vjet e kaluam 1 milionëshin, ndërsa sivjet pritet që të jenë 20% më shumë se vjet", tha Hyseni.
Anija e llojit "Boom Safari" është e punuar prej druri dhe mban një kapacitet prej 200 tonësh.



G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.1%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
Ligjet miratojnë pr.ligjin për heqjen e taksave për resortet me 5 yje! Majko: Abstenoj, industria jonë bazohet tek hotelet me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues
27 Janar, 13:13
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Berisha sulmon drejtuesit e fushatës së PS: Klosi kumarxhi! Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës pas zgjedhjes së Trump
9 Dhjetor 2024, 13:12
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor 2024, 09:52
-
Pas largimit të Gonxhes, Dibra pa drejtues politik, PS mbledh të hënën kryesinë, pritet emërimi i Blendi Klosit.
5 Dhjetor 2024, 11:31
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor 2024, 16:30
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor 2024, 08:20
-
PD tërhiqet nga kaosi, Klosi në Report Tv: S’kishte kompromis, kuptuan që nuk ishte rruga e duhur! Zero shanse për qeveri teknike
12 Nëntor 2024, 20:35
-
Klosi: Juve ju ka dënuar morali i këtij qyteti! Jemi PS, ju kemi mundur e do ju mundim prapë
7 Nëntor 2024, 11:06
E shkatarruat saranden mor pisa,,,qytetin me te bukur turistik ne shqiperi,,me pallate,,,ne vend qe te benit hotele,,,se mos vetem saranden,,po ashtu vloren,,durresin,,shengjinin,,velipojen,,,ju vrafte zoti se qeveria nuk po merr asnje mase,,apo shembje,,.///
PërgjigjuSaranda eshte si lagja "Kazban" ne algjer, me shemti nuk mund te kete ne gjithe bregdetin se sa ndertimet pas viteve 90 jo vetem ne sarande por ne te gjitha qytetet e medha,gjej truall bosh, ose shtepi te renuara dhe nderto pallate 13 kate.
PërgjigjuErdhen te shohin shemtiren Sarande, ndertesat e saj të shemtuara si në Kandahar .
Përgjigju