Muzeu, ngrihet shtatorja
e Ndre Mjedës

Muzeu, ngrihet shtatorja <br />e Ndre Mjedës
SHKODER - Në fshatin Kukel të komunës Bushat, atje ku Ndre Mjeda jetoi dhe i shërbeu për shumë vite komunitetit si famullitar, është përuruar dje shtatorja si dhe qëndra muzeale në kujtim të poetit.

Nderimi për Mjedën erdhi në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së tij. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores ishin përfaqësues të pushtetit vendor të qarkut Shkodër, profesorë dhe akademikë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, deputetë të Parlamentit Shqiptar, nga Arqipeshkvia e Dioqezës Shkodër- Pult, etj.

Gjatë përshëndetjes së tij, Dom Nik Ukgjini, famullitar i fshatit Kukël, pasardhësi i Ndre Mjedës në këtë tempull fetar, vlerësoi së tepërmi të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në ngritjen e qendrës muzeale, që përmban Kishën shekullore si dhe godinën dhe famullinë ku jetoi poeti Ndre Mjeda. Qëndra Muzeale do të jetë një vend pelegrinazhi kulturor mbarëkombëtar dhe do të luajë rolin e një vatre të studimeve mjedologjike për brezat e rinjë. “Objekti i përuruar duhet të trajtohet si i veçantë, sepse ruan një kujtese 100- vjeçare e Mjedes në fushën e poezisë, gjuhës, letërsisë, diplomacisë dhe shumë fushave të tjera me të cilën është marrë Ndre Mjeda”, tha Dom Nik Ukgjini, pasardhësi i Ndre Mjedës në fshatin Kukël. Shtatorja e Ndre Mjedës është punuar nga skulptori Sadik Spahija.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital