Muzhaqi: Inaugurohet biblioteka e re dhe qendra rinore Kamëz

Muzhaqi: Inaugurohet biblioteka e re dhe qendra rinore Kamëz

Lindita Nikola, Bora Muzhaqi dhe Rakip Suli

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli morën pjesë në inaugurimin e bibliotekës së re dhe qendrës rinore në Kamëz, të rikonstruktuara këto të fundit me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Gjatë vizitës, në bibliotekën e re të qytetit me mbi 1000 libra, u zhvillua edhe një bashkëbisedim me disa nga të rinjtë e qytetit Kamëz mbi rëndësinë e bibliotekës për qytetin, si edhe hapësirave rinore ku të rinjtë mund të realizojnë aktivitete që rrisin përfshirjen në jetën sociale, por edhe ndikojnë në zhvillim personal të tyre.

Inaugurimi vijoi më tej në qendrën rinore, ku fëmijë dhe të rinj kishin filluar tashmë ekspozitën e tyre të parë të pikturave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 06/12/2023 16:16

    I Dashur lexues ne shqip inaugurohet=perurohet. Faleminderit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?