Muzika e “Deception” premierë në Tiranë

Muzika e “Deception” premierë në Tiranë
Sezoni i orkestrës simfonike të RTSH ofron këtë javë një koncert të pasur me muzikë klasike që përfshin në program pjesë të njohura dhe të panjohura për publikun shqiptar. Kështu mbremjen e së premtes në sallën qendrore të Universiteti të Arteve, do të vijnë koncerti I vetëm që Brahms kompozoi për violinë dhe orkestër, një pjesë për harqe nga Samuel Barber, Ravel dhe premierë, një nga krijimet e kompozitori austriak Eric Wolfgang Korngold. Dhe është pikërisht muzika e filmit “Deception” e shndërruar në një vepër të mirëfilltë klasike nga vetë kompozitori. Por jo vetëm kompozitorë dhe pjesë të zgjedhura. Edhe performacionat solistike të këtij koncerti janë të spikatura.

Koncertin e hap violonçelisti Ignacy Grzelazka fituesi i Grand Prize, për performancën me të mirë solo dhe performancën më të mirë në muzikë dhome në Allegro-Vivo Music Festival ne Horn, Austri. Ai është shfaqur në holle të rendësishme në Europe dhe SHBA dhe ka regjistruar një CD me muzike te improvizuar.
Violinistja lituaneze Egle Jarkova do të luajë Brahmsin. Ajo është fituese e shumë cmimeve ndërkombëtare Jarkova vjen në Tiranë pasi performancave në në Austri, Kroaci, Gjermani, Itali, Lituani, Poloni, Portugali, Rusi, Sloveni, Spanje dhe Zvicër. Jarkova vjen në Tiranë menjëheRë pas diplomimit të saj në Konservatorin e Bostonit.

Pas diplomimit takon skenën e vendit të saj edhe pianistja Inesa Gegprifti, e cila gjithashtu ka përfunduar studimet në Konservatorin e Bostonit. Fituese e disa cmimeve të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, Gegprifti vjen pas disa koncertesh në holle të rëndësishme e Itali, Austri, Slloveni, Kosove, Maqedoni, Puerto Rico dhe SHBA. Në këtë koncert ajo luan në piano kompozimin e Ravel.
Në fund, por jo I fundit për nga rëndësia është dirigjenti. Baketa e këtij koncerti I takon amerikanit prestigjioz Bruce Hangen, aktualisht drejtor I aktiviteteve orkestrale në Konservatorin e Bostonit. Përpos këtij pozicioni Hangen shënon një karrierë të pasur artistike gjatë së cilës ka drejtuar orkestrat simfonike të Omaha, Utah, Kansas, Portland , Denver, dhe ka bashkëpunuar me orkestrat e St. Louis, Baltimore, Pittsburgh, San Francisco, Atlanta, Jacksonville dhe Houston. Hangen është I njohur për dirigjimet e tij edhe në edhe në Japoni, Kanada, Taivan, Zelande e Re. Koncerti është një bashkëpunim mes Orkestrës Simfonike të RTSH-së dhe Ambasadës Amerikane.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut