Muzika shqiptare në zi, shuhet
kantautori Françesk Radi

Muzika shqiptare në zi, shuhet<br />kantautori Françesk Radi
Ka ndërruar jetë në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë, në moshën 67-vjeçare, kantautori Françesk Radi. 

Këngëtari i mirënjohur ishte shtruar në gjendje kritike për jetën prej një jave në reanimacionin e QSUT, pas një hemorragjie cerebrale. 

Pas goditjes në tru, këngëtari ra në gjendje kome për të mos u zgjuar më, ndërsa mesditën e kësaj të hëne iku në botën tjetër. 

Disa nga këngët e njohura të kantautorit Françesk Radit janë "Humba pranverën", "Adresa", "Biçikleta" dhe shumë të tjera. 

Redaksia e Shqiptarja.com dhe Report TV i shprehin ngushëllime familjes Radi dhe bashkëshortes, gazetares së mirënjohur, Tefta Radi. 

I goditur nga regjimi, Radi punoi për një periudhë kohe si mësues në Pukë, instrumentist dhe këngëtar në estradën e shtetit. Në fillim të viteve ’90, Radi iu rikthye festivalit të këngës, duke dominuar skenën e tij nga viti ‘93 deri në 2010-n. 

Françesk Radi spikati për ritmet e veçanta që solli ne interpretimin karakteristik të këngëve “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”. 

Grupi kosovar “Asgjë sikur dielli” e ka kthyer në hit këngën “Adresa” të Radit të kompozuar nga vet ai në vitet ’70. Pas largimit nga jeta këngët e Francesk Radit kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare.

Një javë në gjendje kome
Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi u shtrua në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" mesditën e 27 marsit pasi u godit nga një hemoragji cerebrale.

Ai u dërgua në gjendje kritike për jetën dhe për këtë shkak bëhej i pamundur edhe transportimi jashtë vendit për mjekim më të specializuar.

Prej një jave në gjendje kome, Françesk Radi ndërroi jetë këtë të hënë. 

Robert Radoja: Humbëm një njeri që e donte këngën
Muzikanti Robert Radoja ka folur gjatë një lidhje telefonike për Report Tv pas ndarjes nga jeta të kantautorit Françesk Radi.
 
Radoja tha se humbëm një njeri që e donte këngën. Sipas tij, Françesk Radi ka lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare.
 
"Humbëm një njeri të talentuar, që e donte këngën. Kemi shumë kujtime jete, shumë kujtime artistike. Është një humbje e madhe dhe një dhimbje e madhe.
 
Franccesk Radi ka qenë ndër këngëtarët e dënuar pas festivalit të 11-të. Muzikanti Radoja kujton se ka qenë një nga paradokset më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë.
 
"Ka qenë paradoksi më i çuditshëm që ka ndodhur ndonjëherë. Françesku ka lënë emër të mirë, ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare
", tha Radoja. 



Rozana Radi: Sot kam humbur babain për herë të dytë
Rozana Radi e ka përjetuar keq vdekjen e xhaxhait të saj Françesk Radi, me të cilin ka qenë shumë e lidhur. 

Sot kam humbur babain për herë të dytë! Nuk duket të ndodhte kështu për ty”- ka shkruar Rozana në profilin e saj në Instagram.

rozana radi
(Rozana Radi postim në rrjete sociale)

Jeta dhe krijimtaria artistike e Françesk Radit

Françesk Radi lindi në Shkodër në vitin 1950. Ai ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në Tiranës.

Ishin dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972. 

Ai mori pjesë në festivalin e 11-të në RTSH, në vitin 1972 ku këngëtarët e duan nga regjimi komunist për shkak të prirjeve të tyre moderniste

Françesk Radi, për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.

Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme në RTV.

Vitet '90 do të shënonin kulmin e krijimtarisë artistike të Françesk Radit, duke sjellë disa krijime për publikun. Vlen të përmenden "Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut. 





Prej një kohe të gjatë, Françesk Radi punoi në redaksinë e muzikës në RTSH si Specialist Muzike dhe kantautor.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë