Muzika, si drogë për veshët
ndikimi në trurin tonë!
Natyra e saj, e kudondodhur, tregon shumë për efektin që muzika ka në humorin dhe gjendjen mendore të njeriut. Kjo i ka bërë studiuesit të kërkojnë gjurmë të efektit të muzikës në tru.
Shprehje si: “Kjo këngë më ngre humorin”, “Kjo këngë me çon nga krevati çdo mëngjes” apo “Kjo këngë më ngjeth mishin” janë pjesë e fjalorit të përditshëm, edhe të shqiptarëve. Muzika është element përbërës i çdo kulture tokësore. Natyra e saj, e kudondodhur, tregon shumë për efektin që muzika ka në humorin dhe gjendjen mendore të njeriut. Kjo i ka bërë studiuesit të kërkojnë gjurmë të efektit të muzikës në tru.
Është e njohur tashmë se nëse një zonë e trurit është më aktive ajo merr më tepër gjak. Njëkohësisht kur një zonë e trurit është e aktivizuar aty çlirohen më tepër neurotransmetues.
Si rrjedhojë, nëpërmjet ekzaminimeve imazherike, mund të studiohet shprëndarja e gjakut në tru dhe aktiviteti i rritur i neurotransmetuesve. Në gjendje euforie e kënaqësie, disa zona të trurit marrin më tepër gjak se zona të tjera, pra aktivizohen. Nëpërmjet kësaj logjike të thjeshtë është gjetur se ndër zona të tilla janë amigdala, nukleus akumbens, zona ventrale tegmentale, talamusi, hipokampusi e insula.
Për shembull, ëshë vënë re se në nukleus akumbens, shkarkohet më tepër dopaminë (neurotransmetues) gjatë të ngrënit dhe aktit seksual. Një aktivizim thuajse global i zonave të mësipërme është vënë re kur administrohet kokaina. Ngrënia e çokollatës aktivizon zona si insula e korteksi orbitofrontal. Hipoteza e hedhur dhe më pas e vërtetuar ishte se zonat e përmendura më lart aktivizohen kur dëgjohet muzika e preferuar. Rritja e fluksit të gjakut në to ishte në përpjestim të drejtë me fuqinë e emocioneve dhe kënaqësisë që ndjente dëgjuesi kur dëgjonte muzikën e tij të preferuar. Kulmi i aktivizimit arrihej kur muzika shkaktonte ngjethje mishi.Siç shihet, muzika megjithëse nuk injektohet në vena, bën efekt si një bar i mirë sherues.
Efekti nuk kufizohet vetëm tek dhënia e kënaqësisë, muzika është parë se ndihmon në formimin e kujtimeve. Ndodh shpesh që një këngë e vjetër të kujton vendin ku e ke dëgjuar për herë të parë. Në të njejtën kohë ajo ndihmon për të thyer monotoninë dhe për të përballuar më mirë tensionin dhe lodhjen në punë. Ajo përmirëson ritmin e ushtrimeve fizike dhe ushqen kreativitetin. Jo vetëm kaq por muzika përmirëson punën e sistemit imun.
Kjo ndodh sepse duke të ‘hequr stresin’, muzika ul nivelet e kortizolit (hormon) në gjak. Ky hormon e frenon sistemin imun. Një tjetër studim tregon se muzika ritmike shton nivelin e antitrupave në gjak.
Marre nga ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
40.1%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)
28 Korrik, 10:02
-
Njerëzit e tmerruar, pamjet pasi Hezbollahu lëshoi raketën në fushën e futbollit në Golan
28 Korrik, 09:59
-
Rikthehet vala e të nxehtit, javën që vjen sërish temperatura deri në 40 gradë celsius
28 Korrik, 09:49
-
Orban sërish kritikon Perëndimin
28 Korrik, 09:46
-
Nga Tajlanda në Singapor, ja ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza! Emrat e 99 shteteve
28 Korrik, 09:44
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion
28 Korrik, 09:27
-
Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin
28 Korrik, 09:20
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik, 09:06
-
Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
28 Korrik, 08:52
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!
28 Korrik, 08:30
-
Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan
28 Korrik, 08:12