Tiranë, 5 Shkurt / ATSH /-" E pabesueshmja dhe princesha" quhet  muzikali i parë për fëmijë, një shfaqe e cila fton vogëlushët çdo të shtunë ora 10:30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental 'Kujtim Spahivogli" të argëtohen me përrallat e Hans Christian përshatur nga regjisorja Oriana Cama.
Një shfaqje që ndërthurr fjalën, tingullin dhe lëvizjen, dhe ndjell vëmendjen falë fantazisë dhe lojës së aktorëve.
Gjëja më e pabesueshme në botë do të fitojë vajzën e mbretit për grua dhe gjysmën e mbretërisë. Kjo është gara në të cilën vendosen personazhet e pjesës. Kush do të fitojë? Kush është gjëja më e pabesueshme në botë?
Muzikali është i përshtatur në ditët e sotme, dhe është shume dinamik duke i dhënë mundësinë personazheve që të komunikojnë gjithë kohës më fëmijët dhe publikun në sallë. Midis tingujve modernë  fëmijët njihen më stinët e vitit, shqisat e njeriut, planetet e sistemit diellor,  kryeqytetet kryesore botërore.
AUTOR: Hans Christian AndersenPËRSHTATUR PËR SKENË: Oriana Cama
REGJIA: Oriana Cama
SKENOGRAFIA: Beqo Nanaj
KOSTUMOGRAFE: Viki Hoxha
KOREOGRAFIA: Aledia Kondaj
AKTORË: Aldjon Matarangasi, Elidon Alika, Adriana Tolka, Laura Nezha,Klodiana Keco, Sara Jaupaj, Edvin Mustafa, Anderson Gurra, Marsel Greva, Mateo Aliu
/k.m/f.n/