Muzikë klasike e tinguj pianoje në kalanë e Gjirokastrës! 210 artistë shqiptarë e të huaj, pjesë e konkursit ‘tempo’

Muzika klasike e dhomës me tingujt e pianos, violinës, kitares, flautit dhe violonçelit për katër ditë radhazi dhuruan emocione të bukura për publikun  në Kalanë e Gjirokastrës. Rreth 210 artistë të rinj nga mbarë Shqipëria dhe jashtë saj konkuruan në disiplinat e ndryshme në edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar "Tempo" organizuar nga Gjiro-Classica  dhe bashkia e qytetit.

Për organizatorët ky është një event i përshtatshëm për të promovuar vlerat e  qytetit dhe të artistëve, po aq sa edhe edukimin e të rinjve me kulturën e artit.

 “Ky konkurs synon të promovojë në radhë të parë talentet e reja, shkollat artistike në të gjithë vendin, të promovojë punën e palodhur të mësuesve në këtë shkolla, por edhe punën e prindërve në këtë rrugë të gjatë të artit”, deklaron organizatorja Mimoza Çabeli.

 “Këtë vit kemi kënaqësi akoma më të madhe pasi është shtuar numri i shkollave dhe konkurrentëve. Dua të veçoj shkollën “Prenk Jakova” në Shkodër, shkolla “Fejim Ibrahimi” i Gjirokastrës. Fëmijët duhet të edukohen që në moshë të vogël të dëgjonë muzikë klasike”, shprehet Kristina Petrollari Laço, organizatore.

”Është viti i dytë që organizohet është një festival shumë serioz pasi i shërben brezit rtë ri dhe më e bukura dhe e veçanta është që bëhet në Gjirokastër. Ky festival i shton një vlerë tjetër këtij qyteti që besoj do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Është kënaqësi e madhe për mua dhe një verë e veçantë”, thonë anëtarët e jurisë.

Konkursi ndërkombëtar “Tempo”është ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore që vitet e fundit i kanë kthyer Gjirokastrës gjallërinë e jetës kulturore e artistike.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’