Përfitoi nga liria e masave për Vitin e Ri, pronari i lokalit në Tiranë muzikë gjatë orës policore edhe më 1 janar! Gjobitet nga policia, i gjenden 2 minorenë të punësuar

Përfitoi nga liria e masave për Vitin e Ri, pronari i lokalit në Tiranë muzikë gjatë orës policore edhe më 1 janar! Gjobitet nga policia, i gjenden 2 minorenë të punësuar

Foto ilustruese

Pronari i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht nga policia pasi vijonte më 1 janar aktivitetin me muzikë në biznesin e tij pas orarit të përcaktuar në kuadër të masave anti-COVID.

Policia njofton se ka proceduar penalisht Sh.S., 47 vjeç ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij, blutë e Tiranës kanë konstatuar dy minorënë që punonin pa kontratë punësimi.

Për këtë subjekt, policia ka vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Sakaq, janë gjobitur dhe proceduar penalisht 8 qytetarë për veprën penale "Prishja e qetësisë publike" pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë lokal duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Kujtojmë se qeveria hoqi kufizimet e orarit në natën e Vitit të Ri ndërsa më 1 janar ato hynë sërish në fuqi.

Njoftimi i Policisë
U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i lokalit.

Vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve, kanë proceduar penalisht shtetasin Sh. S., 47 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Punësimi i paligjshëm”, banues në Bathore, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administron, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, dhe gjatë konstatimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e detyrës. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi.

Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, morën masë administrative për shkeljen e aktit normativ dhe u proceduan penalisht për veprën penale "Prishja e qetësisë publike" 8 shtetas, pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë subjekt duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 Janar dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erkand: 02/01/2022 16:04

    Mbaroi festa plebenj! Hundet pas dheut tani, te gjithe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar