Vajzat që disa ditë më parë bllokuan trafikun e Astirit, duke revoltuar shoferët, kishin menduar me “detaje” gjithçka për “performancën” e tyre të filmuar me dron në Tik Tok.
Videoja nis me momente nga makina, teksa vajzat kërcejnë dhe mbajnë në dorë një shishe shampanjë.
Më pas 3 prej, dalin nga makina luksoze dhe të sinkronizuara kërcejnë nën ritmin e një kënge, ndërsa njëra mundohet të hapi shampanjës nga makina.
Pasi përfundojnë “përformancën”, ato i hipin makinës dhe largohen duke lënë pas zhurmat e borisë së shoferve të cilët pritën derisa ato mbaruan “çmendurinë” e tyre.
Shoferja e makinës të cikën përdorën gjatë xhirimeve të sfidës në Tik Tok, 21-vjeçarja, V.D u gjobit dhe u shoqërua në komisariat.
21-vjeçarja e cila rezultoi se nuk kishte as leje drejtimi është ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.