'Më jep para që mos të të publikoj fotot', policia arreston 21-vjeçarin nga Mamurrasi (EMRI)

'Më jep para që mos të të publikoj fotot', policia arreston 21-vjeçarin nga Mamurrasi (EMRI)

Foto Ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 21-vjeçar nga Mamurrasi për akuzën e gjobëvënies.

Në prangat e policisë ka rënë Ylli Kaçi, i cili ndërmjet telefonit i ka kërkuar vajzës me iniciale A. Gj., para në këmbim për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Shtrëngon me anë të kanosjes një shtetase për dhënie pasurie.

Policia kap dhe ndalon autorin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin :

- Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë