Era Istrefi është kthyer një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës moderne në botë. Ajo është futur fuqishëm në tregun ndërkombëtar pasi ka sjellë dhe tre projekte të reja muzikore. I fundit ishte ai me artistin Konshens, i cili po rezulton mjaft i suksesshëm. Së fundmi ka udhëtuar në shumë vende për shkak të koncerteve, por pas tyre ka vendosur t’i dedikojë kohë vetes.
Nëpërmjet një video të cilën e ka postuar në Instagram, Era shfaqet duke u stërvitur në palestër. “U riktheva”, – shkruan Era bashkangjitur videos. Pavarësisht se gëzon një fizik të formuar mirë, nuk e lë asnjëherë pas dore palestrën dhe aktivitetin fizik. Me siguri që Era po përgatitet gjithashtu për të sjellë dhe projekte të reja që patjetër do të shndërrohen në hite të padiskutueshme.
Era Istrefi në palestër
Postimi i Era Istrefit në Instastory