Humbi 18 kg, ja cili është sekreti i Christina Aguilera

Humbi 18 kg, ja cili është sekreti i Christina Aguilera

Ndryshimi i formave trupore të Christina Aguilera në 2021 dhe në vitin 2023

Christina Aguilera së fundmi ka shfaqur format e saj të mrekullueshme trupore pasi humbjes së 18kg në peshë. Këngëtarja 43-vjeçare ka bërë një paraqitje të mbresëlënëse në shfaqjen hapëse të koncertit rezidencial në Las Vegas.

Kohë më parë këngëtarja është shprehur se ajo urrente të ishte shumë e dobët dhe se kishte filluar t’i pëlqente format e saj të reja trupore.

Sekreti i saj ka qënë një përkushtim i madh ndaj vetes, duke ngrënë një dietë të balancuar dhe të shëndetshme si edhe një regjim rigoros të ushtrimeve fizike.

Aguilera ka pasur luhatje të mëdha për sa i përket pamjes fizike, por tani 42-vjeçarja ka arritur të rikthejë figurën e vjetër duke humbur rreth 18 kilogramë.

Kur ajo solli ne jetë djalin e saj, Max në vitin 2008, i cili tashmë është 15-vjeç, u shndërrua në kryeartikujt e mediave rozë për shkak të shtimit në peshë. Rreth dy vite më vonë, ajo nisi të humbiste peshë për shkak të rolit të saj në filmin, “Burlesque”, në vitin 2010. Megjithatë, po në të njëjtin vit, pesha iu rikthye sërish për shkak të divorcit nga kompozitori muzikor, Jordan Bratman.

Këngëtarja e hitit “Beautiful” është gjithashtu edhe nëna e një vajze, 9-vjeç, Summer, me të fejuarin e saj, Mattthew Rutler, 38-vjeç.

Pas sjelljes në jetë të djalit të saj, ajo humbi rreth 18 kg, duke ngrënë një dietë të balancuar me rreth 1600 kalori, duke ndjekur “Rainbow Diet”. Si pjesë e dietës së saj, ajo konsumon shumë ushqime me bazë bimore si edhe zgjedh frutat dhe perimet çdo ditë.

Momentalisht ajo ka hequr dorë nga dieta dhe është e fokusuar në konsumimin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo ka treguar se përpiqet të hajë ushqime të plota dhe shume pak ushqime me përmbajtje sheqeri.

Aguilera është nënë e dy fëmijëve, ndaj është e kuptueshme që ka pasur probleme me peshën për shkak të shtatzënisë. Pavarësisht perceptimit të publikut për këngëtaren e famshme, ylli i muzikës pop pranon se ishte në fakt një nga personat e fundit në grupin e saj që humbi virgjërinë.

Këngëtarja, e cila shpërtheu në skenën e muzikës falë “Genie In A Bottle” në moshën 19-vjeçare, ndryshoi shpejt pamjen e saj në këngët e ardhshme, si Lady Marmalade dhe Candyman, ku kishte veshje ekspozuese.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës