Më pak se një javë nga mbyllja e garës, një tjetër prokuror aplikon për SPAK

Më pak se një javë nga mbyllja e garës, një tjetër prokuror aplikon për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Kur më pak se një javë ka mbetur nga mbyllja e aplikimeve për të qënë pjesë e SPAK, një tjetër prokuror ka aplikuar. Bëhet fjalë për Shkëlzen Cenën, prokuror në Prokurorinë e Dibrës.

Cena e ka nisur detyrën e tij në vitin 1998 dhe ka mbajtur postin e prokurorit në Prokurorinë e Kurbinit, më pas ka kaluar në Gjykatën e të njëjtit rreth deri në momentin që ka kaluar në prokurorinë e Dibrës.

Deri më tani për SPAK kanë mbetur edhe 10 vende të lira. Sot kanë aplikuar edhe Arben Kraja, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Ndërsa deri më tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se kanë aplikuar prokurorët: Klodian Braho, Besnik Muçi, Anton Martini, Eneid Nakuçi, Edvin Kondili, Anton Martini, Eugen Beci dhe Dolorez Musabelliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja