Reperi i famshëm shqiptar shprehet gjithmonë për rëndësinë që ka familja për të. Shpesh herë 2PO2, poston në rrjetet sociale foto nga përditshmëria e tij ku nuk mungojnë fëmijët dhe gruaja e tij.

Ditën e sotme, Besnik Canolli ka publikuar një foto me gruan e tij, ku shihen në një park lojërash.

“Përgjithmonë kështu,”- shkruan reperi krahas fotos.

Foto e publikuar nga reperi 2PO2

Dyshja e famshme kanë më shumë se 20 vite së bashku dhe janë prindër të 3 fëmijëve.