Kujtim Gjuzi 'zbulon' prapaskenat për historitë rozë: U sulmova nga njerëz afër Bashës! U gjobita për maskën por sërish nuk e mbaj (VIDEO)

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi njëkohësisht dhe deputet në parlament është prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të kundërshtimeve si dhe debateve me kryeministrin Rama. Ditën e djeshme teksa përfundoi seanca parlamentare, policia ka gjobitur Gjuzin për shkak se ai nuk ishte i pajisur me maskë, e cila është bërë e detyrueshme.

I ftuar në një intervistë për Report Tv, ai sërish tha se edhe pas gjobës së marrë nuk do të vendosë maskë. Madje ai ka ngritur dhe shqetësimin  se gjoba nuk është në përputhje të plotë me ligjin por është hartuar nga Rama, duke e quajtur gjoba 'Rama anticovid-19'. Gjuzi tha se policët që i vendosën gjobë nuk kishin numër identifikimi si dhe emra ndërkohë që për fletën e gjobave sipas tij nuk ishte evidentuar një institucion ankimi.

"Për faktin që në momentin që është dhënë ideja e COVID kam thënë që është një lëvizje akademike. Nëse unë e kam shkelur ligjin, marr gjobë ndërsa nëse kam shkelur maliqin do paguaj gjobën. Policët nuk kishin numër identifikimi, as emër. Nuk ka poshtë të shënuar institucionin e ankimit. Është gjoba COVID-Rama-19. Ku të ankohet Kujtim Gjuzi. Tani sa të dal prej këtu le të vijë policia të më vendosë gjobë" - tha Gjuzi.

Ndërkohë kreu i Partisë Konservatore komentoi dhe për historitë e tij për ndarjen nga bashkëshortja dhe lidhjen me një vajzë tjetër, të cilën më herët Gjuzi e ka përgënjeshtruar. Ai tha se këto histori janë fabrikuar nga njerëzit e Lulzim Bashës.

"Ato mi kanë shpikur njerëzit e Bashës. Unë jam njeri që e dua familjen. Unë kujdesem për 4 fëmijët e mi. Edhe për ata që më kanë sulmuar. Unë paguaj detyrim për të mbrojtur familjen, nuk them dot ende ish-familje" - tha Gjuzi.

Ndërkohë gjithashtu Gjuzi ka komentuar dhe foton e tij me snajper të cilën e kishte publikuar disa ditë më parë. Ai nuk tha nëse ishte e vërtetë ose jo por tha se ishte një mesazh për Ramën dhe është arma që do të shpojë tollumbacin e Rilindjes.

"Ishte për Ministrin e Brendshëm që nuk kujdeset për territorin e Shqipërisë si dhe mesazh për Ramën. Ajo është një armë që shpon tullumbacin e Rilindjes" - tha Gjuzi.

Për Gjuzin, Basha nuk është një lider i denjë për PD-në duke shprehur kritika dhe për largimin e tij nga parlamenti.

"Basha keqardhje e madhe është. Nuk ma merrte mendja se do më gënjente. Lulzim Basha ka gënjyer Partinë Konservatore. Unë jam deputet prej Partisë Demokratike. Si mund ta linte parlamentin.  Si ka mundësi Presidenti, komandati i përgjithshëm i forcave të armatosura e thotë nuk ka problem që Rama nxori autoblindat. Basha ka defiçensë. I ka thënë doktorit, mos e bë. Basha është dibran i mençur por i nuk e ka orarin në Atlantik" - tha Gjuzi.

Në një moment të intervistës, Gjuzi drejtohet nga kamera dhe i drejtohet Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se përse nuk pranon të dalë në interpelancë për kampin e muxhahedinëve në Manzë.

"Lleshaj pse nuk vjen në interpelancë për kampin e muxhahedinëve në Manzë. 7833 votues kam marrë kur isha në këshillin bashkiak të Tiranës. Partia Konservatore po punon që të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike me akademikë. Le të bëhen këta kryeministra dhe ne nuk hymë fare. Nuk i pengoj" - tha Gjuzi.

Kryetari i Partisë Konservatore shprehet i sigurt dhe për votat që do të mbledhë në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Më bën që të rikthehem më parë, 8 qershor 2017. Unë nuk mund ta kem frikë Metën, Rama duhet ta ketë frikë drejtësinë. Gjuzi duhet të ketë frikë ligjin vetëm kur është miratuar në Kuvend. Ata kanë bërë zullume, më 1 prill në Shkodër Meta dhe Edi Rama ranë dakord që të mbanin vendin peng. 77 vite vendi është peng i Partisë Komunistë. Disa kriminelë janë pjesë e Partisë Socialiste. Konservatorët, akademia ka vendosur që ne do shkonim në Parlament. Në listë të PD-së më ka vendosur Partia Konservatore. Kam qenë në krah të doktorit në vitet më të vështira. Unë për bacën kam konsiderata të mëdha. Partia Konservatore mbron përherë bacën. Nëse nuk vidhen vota, ju do thoni sa shumë konservatorë paska këtu. Nëse do të bëjmë një shëtitje në bulevard, shihni a më takojnë apo jo se 11 persona. Unë i kam kundërshtar politikë ata pasi partia e tyre më kanë vrarë familjarë të mi" - tha Gjuzi.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehhuuu: 17/10/2020 09:20

    Nuk ngeli lloj lloj llumi pa u bere deputet. U be kjo pune e deputetit si me qen pastruese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia