Mësimi i alternuar, nxënësit në Kukës dhe Elbasan: Hasim vështirësi në aksesimin e akademia.al! Prindërit: S’kemi mundësi për internet në shtëpi

Zhvillimi i mësimit në mënyrë të kombinuar në klasë me online nuk është zgjidhja më e mirë për nxënësit dhe as për prindërit e tyre, të cilët nuk janë të kënaqur me vendimin e ministrise se arsimit.

Në qytetin e Kukësit, për prindërit mbetet shqetësim mungesave e internetit dhe pajisjeve elektronike për fëmijët e tyre sidomos në zonat rural.

“Unë jam për mësimin fizik, pasi mund ta kuptojmë më mirë mësimin në shkollë se sa online, pasi ne e provuam që mësimi online nuk ishte aq efektiv sa menduam që mund të ishte”, shprehet një nxënëse.

“Po s’bën mësim fëmijët, do na ngelin mangut dhe nuk jemi në gjëndje më pas t'i zëvendësojmë. Unë jam nga fshati Kolsh. Për online ne nuk kemi internet, nuk kemi kushte”, shpreht një nga nga prindërit e fëmijëve në Kukës.  

“E kemi provuar 4 muaj, sa zgjati në rast se përkeqësohet situata normal që ne jemi të dytyruar por në rast përzgjdhje unë jam për mësimin fizik”, shprehet një qytetar tjetër.  

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Elbasan thanë për mikrofonin e Report Tv se e kanë të vështirë të asimilojnë lëndët mësimore përmes celularit.

“Mësimi është më i ndërlikuar sidomos me progaramin e ri të akademisë. Më mirë është mësimi në bankat e shkollës”, shprehet një nxënës në Elbasan.

“Më mirë është mësimi në bankat e shkollës, pasi online është më keq, se nuk ke si të merresh vesh. Ca nuk kanë mundësi për internetin, ca s’kanë telefona”, shprehet një nxënës tjetër. 

“Po bëjmë mësimi online, në një orar do flasim me akademinë do komunikojmë me mësuesen. Nuk më duket normal mësimi online, pasi nuk kuptoj asgjë. Do doja të isha në bankat e shkollës”, shprehet një nxënëse tjetër.

Në dy ditët e para të aplikimit të mësimit të alternuar nxënësit po hasin vështirësi sa i përket aksesit në platformën akademia.al.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen