Kur Curtis Statt kapi gërshërët për herë të parë, duart e tij dridheshin dhe e kishte të pamundur të bëntë qoftë edhe një prerje të thjeshtë. Kur kanë kaluar tre vite nga ajo ditë, 22-vjecari është kurorëzuar me çmimin e vitin si stilisti më i mirë i modeleve të flokëve për meshkuj.
Në ceremoninë e organizuar në Birminghan fundjavën e kaluar ai fitoi çmimin e parë. Pavarësisht se nuk kishte një dyqan për të ushtruar profesionin e tij, ai ra në sy të gjyqtarëve për aftësistë dhe kreativitetin për të kriajuar modele flokësh për meshkuj.
I riu britanik nuk harroi të falenderojë pronarin e tij shqiptar, Gëzim Murizi që jo vetëm i dha mundësinë të punojë në parukerinë e tij, por dhe i tregoi sekretet e profesionit.
Murizi e mori të riun në punë, pasi kishte shkuar si klient për të prerë flokët.
“Ai më mësoi të pres flokët sipas metodës tradicionale, siç vetë ai kishte mësuar në të njëjtën moshë kur ishte në Shqipëri”, shprehet 22-vjeçari.
“As nuk aplikova për punë. Pasi shkova për herë të tretë aty për të prerë flokët, po diskutonim se sa orar të keq kisha te puna e mëparshme. Se kisha menduar kurrë më parë se do bëhesha berber”, rrëfen ai.
Komente


ndoshta ajo lloj perparese eshte per mbrojtje nga ndonje goditje me gersher a ndonje mjet tjeter preres qe mund te perdor ndonje klient me penallti ne tru
PërgjigjuOre nje pyetje ky eshte berber apo kepucar se perparesja qe ka te veshur te jep pershtypjen e ndonje nallbani
PërgjigjuFred Pjetër paraziti, qafë e bark dhjami nga të ndenjurit, kafe-lloto, lloto-kefe o Fred dreq Pjetër paraqendé!
Hahahaha nallban, ne fakt duket si ku shkojne atje per te vene patkonjte.