LUSHNJE - Tre ditë pas vrasjes së një besimtari në xhaminë e fshatit Dushk, dhëndri i tij, njëkohësisht edhe myftiu i Lushnjës deklaron se ka qenë ai shënjestra pasi ka marrë kërcënime të vazhdueshme.
Të premten që kaloi u vra me thikë në fyt 86-vjeçari Shemsi Muça në ambientet e brendshme të xhamisë dhe dyshohet se autori, tashmë i arrestuar e ka kryer vrasjen nga një mosmarrëveshje për mënyrën e predikimit në xhami.
Në një deklaratë për mediat, myftiu Tomor Boriçi tha se viktimë mund të ishte vetë dhe se të gjitha dyshimet e tij do t’ja paraqesë organeve të drejtësisë.
Policia e Lushnjës arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes së besimtarit. Ai është Arjan Alla, 38 vjec dhe dyshohet se vunate nga probleme mendore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com