TIRANE - Myftiu i Tiranës, Hafiz Shaban Salihi, i ndërgjegjshëm për problemet që ka aktualisht me gjetjen e hapësirave publike, shprehet se për besimin që ai përfaqëson, varrezat murale janë një zgjidhje e papranueshme. Kjo pasi sipas tij, mënyrë se ku prehet i vdekuri, në fenë myslimane është e përcaktuar qartë në librin e shenjtë të tyre. Dhe për myslimanët ka vetëm një vend ku mund të varrosen: në tokë, nga balta e së cilës janë krijuar dhe do të kthehen prapë një ditë. “Në librin tonë të shenjtë e kemi një jetë nga ky dhe ju krijuam ne juve, këtu po ju kthejmë dhe do ju nxjerrim dhe një herë tjetër. Duke iu referuar këtij ajeti ne nuk mund të bëjmë devijime. Vendbanimi i të vdekurit është toka nga ku jemi krijuar”, - shprehet Hafiz Shaban Salihi, myftiu i Tiranës.
Myftiu i besimtarëve myslimanë të kryeqytetit, në emër të Komunitetit Mysliman, sugjeron se ndoshta ka ardhur koha për t’iu kthyer traditës së vjetër të shqiptarëve, të ndarjes së varrezave sipas besimeve fetare. Madje ai kërkon nga autoritetet dhënien e lejes për komunitetet fetare për ndërtimin e varrezave edhe në vende të tjera, për të cilat nuk përjashton edhe mundësinë e gjetjes së kontributit financiar. “Unë mendoj se ka ardhur koha që të shikohet mundësia edhe e ndarjes së varrezave, sipas besimeve fetare. Siç i kemi pasur më përpara në traditën e vendit tonë. Kjo do të jetë e dobishme edhe për bashkinë sepse besimtarët e secilës fe, do të interesoheshin më shumë për parcelat e tyre dhe mund të kontribuonin nëpërmjet bizneseve të tyre apo ndihma nga jashtë”, - ka shpjeguar propozimin e tij myftiu Salihi. Sipas tij, nëse do të aplikohej kjo metodë, pra ndarja e varreve sipas besimeve fetare, do të kishte edhe përfitime të tjera pasi disa prej feve e kanë në traditën e tyre varrimin mural.
BASHKIA
Vetëm pak kohë më parë, bashkia e Tiranës, hodhi idenë e varrezave murale në Tiranë, pasi nuk ka më tokë për të varrosur ata që ndahen nga jeta. Sipas bashkisë së Tiranës, çdo vit numërohen rreth 4 mijë vdekje, e barabartë me 20 mijë m2 katrorë çdo vit, që është e papërballueshme. Kjo ide u diskutua edhe me komunitetet fetare, nga të cilat vetëm myslimanët janë shprehur kundër tij. Së fundmi bashkia e Tiranës ka hedhur idenë, që varrezat murale të nisin me ata varre që janë shumë të vjetra, mbi 40 vjeçare. Si të tilla deri më tani janë identifikuar mbi 5000 varre që janë zhvendosur më 1964 nga Varri i Bamit, ndërkohë që për periudhën 1967-1980, janë rreth 15 mijë varre, kryesisht me bebe të vdekura në maternitet që është mirë të kalojnë në varrezën murale. Bashkia ka deklaruar se varrosja e atyre që ndërrojnë jetë në vendin tonë, do të vazhdojë të bëhet në të njëjtën mënyrë, pra do të prehen në tokë.
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com