Myk, lagështirë, mish e ushqime të skaduara, AKU me dorë të hekurt në Shkodër, Sarandë e Tiranë (FOTO)

Myk, lagështirë, mish e ushqime të skaduara, AKU me dorë të hekurt në Shkodër, Sarandë e Tiranë (FOTO)

TIRANË - Kur të shihni këto foto, ndoshta do e mendoni dy herë kur gjeni rrugën e 'shkurtër dhe të shpejtë' për tu ushqyer. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë disa kontrolle në kuadër të sigurisë ushqimore, ku ka gjobitur tre subjekte në Shkodër, Sarandë dhe Tiranë për shkelje të ligjit për sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi gjobë 4.1 milionë lekë në total, ndërsa u bllokuan 7.661 ton produkte të pasigurta dhe u mbyllën tre subjekt që operonin pa licencë, kushte higjineo-sanitare të tmerrshme dhe tregtonin produkte të skaduara.

Një magazinë ushqimore dhe sallamerie në Sarandë ndaj së cilës u mor masa e bllokimit të aktivitetit,  ishte në kushte të tmerrshme higjieno-sanitare dhe me produkte të skaduara. AKU thotë se aktivitet operonte në treg duke mos disponuar licencën përkatëse për veprimtarinë “Shitje me shumicë të produkteve me origjinë shtazore”.

Në dhomat frigoriferike të subjektit u evidentuan një sasi e konsiderueshme produktesh me afat të kaluar përdorimi (1,560 kg fileto pule me origjinë nga Brazili; 640 kg Mix Fruta Deti; 1,120 kg Fileto Pangasio; 1500 copë (1,080 kg) Pite Elviart; 100 kg Patate Brazili; 564 kg fileto pule; 720 kg fileto pule Pechugon; 540 kg kofsha derri Seara, 32 kg fileto pule Copagrill).

U konstatuan gjithashtu produkte të paetiketuara, si dhe produkte me etiketë të panotifikuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (500 kg dhjam derri dhe 100 kg shpatull derri) si dhe 680 kg produkte të prodhuara nga vetë subjekti, por që u konstatuan pa regjistra prodhimi si dhe me etiketa të panotifikuara (Bejkon 10 kg; Proshutë e tymosur derri 110 kg; Proshutë e tymosur 70 kg; Milanez 20 kg; Proshutë viçi 30 kg; Parizier tost 200 kg; Mini Parizier 200 kg; Sallam i tymosur 10 kg; Sallam pikant 30 kg).

Magazina nuk kishte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që prodhonte dhe shpërndarjen e tyre, produktet nuk ishin të pajisura me etiketa të notifikuara konform kërkesave ligjore, si dhe regjistrat e planit të vetëkontrollit nuk ishin të përditësuara.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në stabiliment të paregjistruar,

“Gjobë” me vlerë 500,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum,

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprime në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit (HACCP),

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit,

“Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin,

“Bllokimi i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre,

“Bllokimi i aktivitetit” të palicensuar në mënyrë të menjëhershme.

Një furrë buke në Tiranë  “Aleksandër Sharra”  u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare (tavani dhe muret kishin prezencë myku, tualeti kishte dalje të drejtpërdrejtë në ambientet e përpunimit, si dhe dhoma e fermentimit ishte tërësisht e ndryshkur).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

“Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme deri në plotësimin e kushteve higjieno-sanitare.

Ndëkrohë, nga kontrolli tek  “Vitore Keka” me aktivitet “Tregtim i produkteve ushqimore”, Shkodër, u konstatua se subjekti tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, kapuçino, etj.), si dhe ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare (muret kishin prani lagështire, në magazinë kishte mbingarkesë produktesh, pa ajrim, kishte prani insektesh si dhe prani mbetjesh të ndryshme).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

“Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Bllokimi i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre,

“Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershmë deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem: 27/07/2019 15:08

    Pergezoj aku per punen e mire qe po bahet edhe i baj thirrje qe te shkoje te kontrolloje ushqimet qe vijne per ushtrine burgjet edhe spitalet ju lutem sepsenjerzit jan te detyrum me.hanger aty edhe aaht mishi i zi sterr sdin gja njerzit ca hajn

    Përgjigju
    • Tani: 27/07/2019 19:17

      Keshtu duhet, por vazhdimisht no me fushata.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!