MYNIH, 7 shkurt /ATSH-AMSA/ - Në Donbas, në situatën që jemi nuk kemi nevojë për një kontingjent paqeje, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko në konferencën ndërkombëtare për sigurinë që po zhvillohet në Mynih.
"Duhet të mbyllim kufijtë dhe të tërheqim trupat e huaja", shtoi ai.
"Për të organizuar një kontingjent paqeje duhet miratimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për këtë duhen minimalisht gjashtë muaj. Për gjashtë muaj popullit ukrainas do t'i duhet të humbë të tjera jetë për shkak të agresorit", tha Poroshenko.
"Nëse do të kishte një monitorim ndërkombëtar në kufi me Ukrainën, paqja do të vinte brenda javës", theksoi ai.
Kievi akuzon Moskën se ndihmon ushtarakisht separatistët me armë dhe njerëz./ a.jor.