Andi Shota është shqiptari që ndodhej në Qendrën Tregtare në Mynih, në momentin kur persona të armatosur, të dyshuar si terroristë, hapën zjarr në drejtim të turmës së njerëzve.
 
Në një lidhje telefonike për Report Tv ai thotë se ishin disa persona që hapën zjarr në drejtim të turmës së njerëzve, ndërsa shton se bilanci i të vdekurve nga tre sulmet në Mynih mund të jetë mbi 20.

"Isha i shoqëruar me bashkëshorten time pranë Qendrës Tregtare në Mynih, kur ka ndodhur sulmi i armatosur me armë. Kanë qenë disa persona që kanë hapur zjarr pranë Qendrës Tregtare në Mynih. Te Qendra Tregtare ka pasur shumë njerëz. Në momentin e zjarrit në Qendrën Tregtare mbetën të vdekur në vend 3 persona. Është qëlluar pa paralajmërim", tha ai.
 
"Qyteti i Mynihut është sulmuar në disa vendeve, në qendër afër stacionit të trenave, dhe në një vend tjetër të populluar", tha më tej, Shota.
 
"Nga këto sulme mund të jenë mbi 20 të vdekur. Policia dyshon se është sulm terrorist. Mendohet se autorët janë të lidhur me ISIS", deklaroi më tej ai.