Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë personelit akademik dhe studentëve të UT, lidhur me procesin e zgjedhjeve në universitet. Në letër, Rektori shpreh shqetësimin se më 21 maj është zhvilluar, sipas tij, një pseudombledhje në Godinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT.
Ky reagim ka ardhur pasi Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e tij për shkarkimin nga puna të Majlinda Keta kryetare të KIZ si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti.
Koni thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.
Ndër të tjera ai thotë se është e qartë që Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4 vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 08/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës.
( Kliko këtu ) Letra e plotë

( Kliko këtu ) Letra e plotë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
63.9%
-
E gabuar
28.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2167
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Edi Rama, rënie stili në Kishinau
2 Qershor, 18:27
-
Rama takohet me sipërmarrësen: Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare
2 Qershor, 16:51
-
Panairi 'Art dhe Zeje' mbledh mbi 500 nxënës, prindër e mësues në Tiranë! Rama: Ta kthejmë programin në traditë për zhvillimin e talenteve
2 Qershor, 16:37
-
Spitalin i ri i Sëmundjeve të Brendshme hap dyert së shpejti
2 Qershor, 08:07
-
Ndërmjetësimi i Francës dhe Gjermanisë për tensionet në Kosovë, Rama: Tregon shpirtin e madh europian! Të plotësohen 3 kërkesat, përfshirë dhe asociacionin
2 Qershor, 07:20
-
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Nuk i prekin dot një fije floku! Po të isha si Kurti, do hyja në zgjedhje pa krijuar polemika me miqtë e aleatët
1 Qershor, 21:30
-
Tregtarët shkelin ligjin për qeset njëpërdorimshe! Shitësit s’i ‘tremb’ gjoba, 500 mijë-1.5 mln lekë deri në heqje license
1 Qershor, 18:02
-
VIDEOLAJM/ Rama në Moldavi, më i afërt se më parë me kryeministren italiane! E puth në faqe para liderëve europianë
1 Qershor, 16:35
-
VIDEO/ Rama tjetër takim me Vuçiç krah Ursula Von der Leyen: Duhet t'i jepet fund absurdit kërcënues
1 Qershor, 12:21
-
Qeset njëpërdorimshme, Rama: Asnjë tolerim kujt shkel ligjin! Task-forca vazhdon punën në terren për shkeljet
31 Maj, 21:32
-
Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi në BE na la pa flokë! Besuam tek procesi, tani jemi dy burra qerosë
31 Maj, 12:18
-
Tensionet në Kosovë, 'kryeçështje' në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi zero fuqi, politikë e brendshme! Kurti: Republikën s'ia dorëzojmë fashistëve
31 Maj, 11:25