Merkato e futbollistëve në Turqi vijon dhe sot dhe Trabzonspori ku luan Ernest Muçi ka në plan të afrojë një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin, anësorin e sulmit që luan në SHBA me FC Austin.

Drejtuesit e klubit turk po shqyrtojnë Myrto Uzuni dhe Edvin Austbo si mundësi. Sipas raportit të paraqitur nga trajneri kryesor Fatih Tekke, Myrto Uzuni është prioritet. Nëse transferimi i Uzunit nuk realizohet, Edvin Austbo, i cili luan për Viking, po konsiderohet si një alternativë.

FC Austin pagoi 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e Uzunit nga Granada, duke e bërë të vetin gjatë janarit të vitit 2025. Kontrata e tij me amerikanët është e vlefshme deri në vitin 2027. Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet, pasi sezoni i ri në MLS fillon më 21 shkurt.