PRISHTINË - Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend, në funksion të përmirësimit të klimës të biznesit.
Me këtë rast, ministri Stavileci ka siguruar Gërxhaliun se MZHE do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me OEK-un me qëllim, përkrahjen për bizneset, të cilat janë promotor të zhvillimit ekonomik të vendit.
Po ashtu, ministri Stavileci ka informuar Gërxhaliun me stadin në të cilin ndodhen projektet e fushës energjetike e që vlerësohen se do t'i japin impakt zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së ambientit.
Nga ana e tij, kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka falënderuar ministrin Stavileci për përkrahjen, duke shtuar se OEK si aktor do të luaj rolin e vet konstruktiv në përmirësimin e klimës për biznesin./ATSH/
/Shqiptarja.com