MZHU rikonstrukton pallatin në Has
Gjermeni:Ndihmuam 20 familjet e tij

MZHU rikonstrukton pallatin në Has<br />Gjermeni:Ndihmuam 20 familjet e tij
25 familje të Krumës (Has) këtë dimër do të jetojnë në shtëpi më të ngrohta dhe do të paguajnë 50% më pak të faturës së energjisë elektrike, ku Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka thënë se përmes zbatimit të këtij projekti, këtyre familjeve u përmirësohet jetesa. 

Rikonstruksioni i pallatit me parametrat e eficiencës së energjisë, një investim i Ministrisë së Zhvillimit Urban prej 17 milion lekësh tashmë ka përfunduar. 

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Hasit, Adem Lala dhe prefekti i qarkut, Liman Morina kanë vizituar dy prej familjeve përfituese të këtij projekti.

Ministrja tha se ndërhyrjet në godina, nëpërmjet elementëve të eficiencës së energjisë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe reduktojnë shpenzimin për energji elektrike në buxhetin e tyre familjar. 

Aktualisht janë 6 bashki ku po zbatohet ky program, nga i cili për vitin 2016 përfitojnë 94 familje.

Familjet që jetojnë në godinat e rikonstruktuara këtu në Krumë, por edhe në të gjitha bashkitë ku zbatohet programi i Ministrisë së Zhvillimit Urban do të paguajnë 50% më pak energji elektrike sesa paguanin më parë. Dikur, ky pallat ka qenë tërësisht i amortizuar dhe më vjen mirë që tanimë situata ka ndryshuar. Unë jam e sigurtë që të tjera familje do t’i shtohen listës së përfituesve, pasi rikonstruksioni i banesave duke përdorur elementë të eficiencës së energjisë do të vijojë”, tha Ministrja Gjermeni gjatë vizitës në familjen Poga dhe Allaj, kjo e fundit e vetmja familje e komunitetit egjyptian në qytetin e Krumës.

Në këtë qytet prej disa muajsh ka nisur edhe projekti për rehabilitimin e godinave, shesheve dhe qendrës, mbështetur nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, pjesë e programit Rilindja Urbane. 

Janë mbi 4 mijë banorë të cilët do të jenë përfituesit direkt të këtij investimi prej 103 milion lekësh.

Riparimi i të gjitha fasadave, sistemimi i lulishtes dhe krijimi i hapësirave publike po i ndryshojnë pamjen çdo muaj e më shumë qytetit të Krumës, ku një vit  më parë përfunduam ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës urbane me një fond prej 19 milion lekësh. Qytetet tona po ndryshojnë çdo ditë dhe ky ndryshim do të vijojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Nevojat janë të mëdha dhe unë jam e sigurtë se bashkë me qytetarët dhe drejtuesit vendorë kemi edhe shumë për të bërë dhe do t’ia dalim”, deklaroi Ministrja Gjermeni. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!